Sot në orën 00.05 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën rajonale Shkup – Kumanovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.B (20) nga fshati Orlanc, Shkup, dhe automjetit “Volkswagen Vento” me targa të Shkupit, drejtuar nga A.M. (22) nga fshati Haraçinë.
Në aksident ka pësuar lëndime të rënda shoferi M.B., si dhe pasagjeri i tij i mitur, shoferi A.M. dhe shoqëruesi i tij F.B (30) nga fshati Haraçinë, të konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum i Ohrit”.