Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme Rrugën e Arbrit, pranë një fshati në afërsi të Klosit.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë pesë anëtarë të së njëjtës familje, të cilët fillimisht kanë marrë ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Klosit dhe më pas janë transportuar me ambulancë drejt spitalit të Burrelit, për trajtim më të specializuar.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Ende nuk dihen detaje mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve apo shkaqet që çuan në aksidentin e ndodhur.