Në autostradën Demir Kapi-vendi Miravci në orën 01:20 minuta pas mesnate është paraqitur se ka ndodhur një aksident rrugor midis tre automjeteve të udhëtarëve, në të cilin janë lënduar katër persona, dy shtetas të Serbisë dhe dy të Maqedonisë së Veriut. Siç kumtuan nga MPB-ja, aksidenti ka ndodhur mes automjetit motorik “pasat” me targa të Serbisë, të drejtuar nga B.J. (35) nga Serbia, automjetit tjetër motorik “audi” me targa të Shkupit, të drejtuar nga A.S. (24) nga fshati Studeniçan i Shkupit dhe automjetit motorik “audi” me targa të Tetovës të drejtuar nga I.D. (40) nga Shkupi. Në aksident lëndime trupore ka marrë shoferi B.J. dhe bashkudhëtari nga automjeti i njëjtë T.S. (22) nga Serbia, të cilët janë dërguar në Qendrën mjekësore Gjevgjeli. Edhe dy shoferët tjerë janë dërguar në Qendrën mjekësore Gjevgjeli për t’u ofruar ndihmë mjekësore. Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi mbikëqyrës nga Stacioni policor Gjevgjeli.
Data 22.03.2026
Aktuale
- Protesta pa fjalime e opozitës! Qytetarët do të mblidhen para kryeministrisë! Të angazhuar 1500 efektivë policie
- (VIDEO) Shtetet e rajonit marrin masa për parandalim të krizës
- Shkup “Bit Pazar”: Personi i armatosur terrorizon, kryen një grabitje dhe dy tentativa brenda një ore
- Humbi kontrollin mbi motomjetin dhe u përplas me barriera anësore të rrugës, humb jetën 28-vjeçari
- Nikolloski: Në Uashington u konfirmuan raportet e mira politike dhe ekonomike me SHBA-të
- Mickoski: Ulet TVSH-ja në 10% për derivatet e naftës, qytetarët do të kursejnë deri 200 mijë denarë në ditë
- Mashtrohet shtetasi turk në Gostivar: I morën 2700 euro për një patentë shoferi
- Dizeli mund të shtrenjtohet për 10 denarë, benzinat për 6 den, do të shpallet gjendje krize!


