Një aksident komunikacioni ka ndodhur në pasditen e së enjtes, në magjistralen Kaçanik-Shkup.
Katër persona janë lënduar si rezultat i ndeshjes së dy veturave, rreth orës 16:30.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
Këta persona janë duke trajtuar në Qendrën e Mjekësisë së Kaçanikut, dhe nuk dihet nëse janë jashtë rrezikut për jetë.
Arsyet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.
Gashi ka thënë për Express se ekipet e Policisë së Kosovës janë duke qëndruar ende në vendin e ngjarjes.