Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Spitallë të Durrësit.
Një i ri duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur një kalimtare pranë vijave të bardha.
Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se e moshuara rreth moshës 75-vjeçare ka thyer këmbët dhe është nisur në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërkohë që policia e Durrësit njoftoi se drejtuesi i automjetit është shoqëruar dhe po merret në pyetje.