Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Aradhat Partizane”, në Shkup në afërsi të urës “Kombet e Bashkuara”. Në aksident janë përfshirë disa makina, megjithatë nuk raportohet për të lënduar dhe viktima, por vetëm, për dëme materiale.
Policia në vendngjarje ka kryer hetimet rreth shkaqeve të aksidentit, ndërsa qarkullimi i trafikut është rënduar dhe është zhvilluar nëpër rrugët alternative përfshi dhe trotuaret.