Një aksident rrugor është regjistruar në hyrje të fshatit Stan-Karbunarë, në aksin e vjetër nacional Lushnjë-Berat.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti që drejtohej nga një 28-vjeçare është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të një ure dhe, pas disa rrotullimeve, ka përfunduar i përmbysur në njërën anë, në mes të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesja e mjetit ka mbetur e plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore.
Nga të dhënat e para, dyshohet se 28-vjeçarja ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke sjellë përplasjen me barrierat mbrojtëse.



