Një aksident komunikacioni ka ndodhur mbrëmë në Shkup ku një veturë e tipit Audi, me shpejtësi të madhe, ka goditur një konvoj të veturave policore.
Sipas Makfaks, janë lënduar tetë persona, pjesëtarë të njësisë policore. Ata janë dërguar në Klinikën e Shkupit për kurim.
Rasti ka ndodhur pas përfundimit të festimeve të mbështetësve të klubit Vardar, të cilët arritën të marrin kupën evropiane në sportin e hendbollit.