Rreth orës 18:20, në kryqëzimin e Gjadrit, janë përplasur tre automjete të drejtuara nga shtetasit I. B., P. N. dhe një shtetase e huaj N. R.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre drejtuesit dhe dy pasagjerë, bashkëshortja dhe vajza 6-vjeçare e shtetasit I. B. të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


