Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Lezhë–Fushë Milot. Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën rreth orës 04:00, duke shkaktuar plagosjen e njërit prej drejtuesve të mjeteve.
I lënduari, shtetasi R. N., është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar. Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Lezhë-Fushë Milot, te kryqëzimi i treshit, janë përplasur tre automjete. Si pasojë e përplasjes është plagosur njëri prej drejtuesve të automjeteve, konkretisht shtetasi R. N., i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e të aksidentit.