Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit të rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën kryesore Gostivar-Kërçovë.
“Sot (05-janar) në ora 07:10 në SPB- Tetovë është raportuar se në rrugën kryesore Gostivar-Kërçovë, në afërsi të separacioneve të hapura (guroreve), ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete të pasagjerëve: “Audi” me targa të huaja që drejtohej nga 42-vjeçari E.Z. nga Kërçova dhe vetura “Shkoda” me targa të Shkupit e drejtuar nga Sh.N.(48) nga Kamenjani i Tetovës.
Në aksident dy vozitësit kanë ndërruar jetë nga lëndimet e marra në vend, ndërsa mjekët e Emergjencës së Gostivarit kanë konstatuar vdekjen. Prokurori publik dhe ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes”, thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.
Data 13.05.2025
Aktuale
- Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni me njoftim të rëndësishëm për ata që duan të marrin vizë
- VMRO-ja demanton Taravarin: Asnjëherë nuk foli në Qeveri për gjuhën dhe përfaqësimin
- Universiteti i Tetovës nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Uşak nga Turqia
- Janevska: Rriten pagat në arsim, investojmë në infrastrukturë, në programe të reja mësimore dhe tekste shkollore
- Hetimet për abuzimet me tenderat e rrugëve, drejtori i ARRSH-së thirret sërish në SPAK
- Frçkoski për padinë penale ndaj tij: Presion i turpshëm ndaj kritikëve të qeverisë
- VMRO-DPMNE: Taravari në asnjë mbledhje të Qeverisë nuk ka folur për ligjin e gjuhëve e as për balancuesin
- Policia e Shtetit publikon planin e masave për samitin “European Political Community”, ja rrugët që do të bllokohen më datat 15 dhe 16 maj