Një motoçiklist i ri sot pasdite është dërguar në klinikat e Shkupit me lëndime të rënda pas një fatkeqësie komunikacioni , e cila, sipas policisë, ka ndodhur në orën 13:30 në rrugën “Keji Vëllazërim Bashkimi”, në afërsi të tregut në Gostivar.
Nga njohuritë e para t[ ekspertizës së policisë që po kryhet me autorizim të Prokurorit publik, i lënduari është R.A. (21) nga Gostivari. Ai në momentin e fatkeqësisë ka drejtuar motoçikletën “Jamaha R6” me targa të Italisë. Nga shkaqe ende të pakonfirmuara, ai është dneshur me automjetin “Pezho-partner” që e ka drejtuar qytetari i Gostivarit I.N. (58).
Gjatë ndeshjes, motoçiklisti ka marrë lëndime të rënda dhe është në rrezik për jetë dhe urgjentisht është dërguar në klinikat e Shkupit.
Për momentin ekspertiza e policisë ende po vijon dhe po punohet në përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të fatkeqësisë.
Për më pak se dy ditë, pas fatkeqësive rrugore në Gostivar, janë regjistruar tre fatkeqësi në të cilat tre persona janë lënduar rëndë.