Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor në Moravë, ku është përplasur për vdekje një grua 30-vjeçare dhe ka shpëtuar mrekullish fëmija i saj 2 vjeç.
Mësohet se shtetasja me iniciale L.Gj, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa fëmija i saj nuk ka probleme për jetën.
Ndërkohë drejtuesi i automjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 18:35, në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në Moravë, shtetasi A. T., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen L. Gj., 30 vjeçe dhe fëmijën e saj 2 vjeç, (këmbësorë). Shtetasja L. Gj., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, ndërsa fëmija i saj nuk ka probleme për jetën.
Drejtuesi i automjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.