Aksident me vdekje në Fier-Shegan, në aksin rrugor Lushnjë-Berat.
Një mjet tip “Benz”, me targa AB929MT, bëhet me dije se ka përplasur fatalisht një 55-vjeçar këmbësor.

Edhe pse është transportuar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjës, 55 vjeçari ende i paidentifikuar nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Policia e qarkullimit në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen. Është ndaluar drejtuesi i mjetit, një 35 vjeçar dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve, dinamikës dhe rrethanave.


