Një aksident i rëndë është shënuar mesditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes Xhenjo, nga ku raportohet se ka mbetur një viktimë.
Mësohet se deri më tani përveç viktimës, kanë mbetur e disa të plagosur.
Ende nuk janë sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
Sakaq, policia, ambulancat dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes për të marrë masa dhe ofruar ndihmën e nevojshme.