Si pasojë e daljes së trenit të udhëtarëve nga shinat në afërsi të qytetit Selanik, në Greqi, sipas të dhënave të para mësohet se kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur 5 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga Administrata e Hekurudhave Shtetërore të Greqisë (TRAINOSE), njoftohet se treni i udhëtarëve i linjës Athinë-Selanik ka dalë nga shinat për arsye ende të papërcaktuara në afërsi të Selanikut, ku si pasojë kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur 5 të tjerë, nga të cilët në mesin tyre edhe makinisti.

