MPB njofton se më 04.09.2025 në NJPB Gostivar është raportuar se rreth orës 20:25, në rrugën rajonale Gostivar – fshati Gradec, në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, një veturë “Renault” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga G.B. (30) nga fshati Vrapçisht i Gostivarit, ka goditur këmbësorin Z.SH. (65) nga fshati Dobërdoll. Pas aksidentit, këmbësori Z.SH. u dërgua në Qendrën Mjekësore të Gostivarit, ku ndërroi jetë dhe mjeku konstatoi vdekjen.
Me urdhër të prokurorit publik, sipas nenit 300 të Kodit Penal – “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion”, rreth orës 21:10 u privua nga liria shoferi G.B. Ai u ndalua në stacionin policor dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës. Ekspertizën në vendngjarje e kanë kryer prokurori publik dhe ekipi hetimor i SPB Tetovë – DPB Gostivar.