Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe Manchester United ka ndikuar që cmimet e hoteleve të rriten shumë.
Për këtë shkak, tifozët e ekipeve janë ankuar se kjo gjë është e padrejtë.
Nga ana tjetër askush nuk i është qasur këtij shqetësimi në mënyrë institucionale, shkruan Albeu.
Të motivuar nga ky skandal cmimesh në Shkup është shfaqur një nismë e cila ofron akomodim falas për tifozët që do të ndjekin ndeshjen e Super Kupës në stadiumin Telekom Arena në Shkup
Për këtë qëllim, është hapur një faqe interneti që ofron shpallje për akomodim falas në Shkup dhe rrethinë.
Qytetarë të ndryshëm regjistrojnë shpallje dhe ofrojnë dhoma falas për akomodim.