Nëntëqind e tetëmbëdhjetë konteste të shfrytëzuesve të shërbimeve telekomunikuese ka zgjidhur Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE) në periudhën nga janari deri në dhjetor të vitit të kaluar. Ankesat e përgjithshme janë për shumën e faturave dhe cilësinë e shërbimeve.
Të dhënat e sektorit për mbrojtjen e të drejtave të shfrytëzuesve e AKE-së tregojnë se më shumë konteste, 20,2 për qind kanë të bëjnë për bisedat në telefoninë celulare, pas çka vijojnë 18,1 për qind për internet celular, 6,4 për qind për DVB-T, 5,5 për qind për biseda në roaming, 5,3 për qind për televizione kabllovike, 4,6 për qind IPTV. Për internet përmes telefonisë fikse u dedikohen 4,2 për qind, për biseda në telefoninë fikse 2,9 për qind, ndërsa për transferim të numrit 1,9 për qind.
Nga numri i përgjithshëm i kontesteve, 50,7 për qind ose 448 kërkesa për zgjidhje të kontestit janë për shërbime nga one.Vip, 41,7 për qind ose 369 kërkesa për zgjidhje të kontestit të Telekomit të Maqedonisë, ndërsa 7,6 për qind për konteste me operatorët e tjerë.
Drejtori i AKE-së Sasho Dimitirjoski në takimin e fundit publik të AKE-së theksoi se Agjencia po i zgjidh ankesat e qytetarëve të cilët në pjesën më të madhe janë të arsyeshme. Theksoi se qytetarët shpesh ankohen edhe pa arsye dhe kur Agjencia do të bëjë analizë të hollësishme tek operatori vihet deri në konkluzion të tillë.
Për ankesa për shërbime nga sfera e telekomunikimeve qytetarët mund të drejtohen në numrin e telefonit 190 të AKE-së dhe përmes ueb faqes www.komuniciraj.mk. Krahas dorëzimit të kërkesave për zgjidhje të kontestit qytetarët kanë mundësi edhe për konsultim telefonik me shërbimet e AKE-së, si dhe të marrin këshilla juridike për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Data 22.09.2025
Aktuale
- Taravari: AKI është imperativ i kohës, jemi bashkë deri në anëtarësim të plotë në BE
- Makina përplas një person që lëvizte me motor, i lënduari dërgohet me urgjencë në spital
- Komploti i errët pas vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit
- I apasionuar pas motorëve, 16-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident
- Osmani: Mickoski na dërgon emisarë, e në publik flet ndryshe! Mickoski: BDI manipulon votuesit, zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë
- Valter Bami thyen masën e arrestit shtëpiak, kapet nga policia në makinë me një vajzë! Çfarë u tha efektivëve pas ndalimit
- VIDEO/ Çmontohet organizata shqiptare e kokainës në Rodos, 3 të arrestuar! Ja çfarë u sekuestrua
- Gjykata e Lartë merr në shqyrtim denoncimin e Fredi Belerit ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj. Çfarë mund të ndodhë me deputeten e PS