Kur flitet për gatishmërinë e Maqedonisë për hyrje të plotë në tregun evropian, sipas akademikut Taki Fiti, vendi është në avantazh në aspektin e stabilitetit makroekonomik, ndonëse tani inflacioni e ka shqetësuar pak atë status, klimën e biznesit, si dhe në adoptimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit, ndërsa më e dobët është në fushën e institucioneve, informon PRESSonline.al
Para fillimit të konferencës shkencore “Përshpejtimi i procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE: Sfidat dhe prioritetet kryesore” organizuar nga Qendra për Kërkime Strategjike “Ksente Bogoev” në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë nbashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Sekretariatin për çështje evropiane, Fiti, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, foli edhe për dobësitë e Maqedonisë.
“Kemi dobësi serioze në sistemin arsimor, në të gjitha nivelet dhe po të shikosh arsimin e lartë, gjërat janë rikthyer dhe janë në një situatë më të keqe se vitet e hershme të tranzicionit. Kriza e Covid-19 ka treguar dobësitë e sistemit shëndetësor. Kemi probleme me politikën e inovacionit, e cila është në fillimet e saj – tha Fiti, përcjell PRESSonline.al
Sipas tij, bashkëpunimi rajonal është shumë domethënës edhe për shkak të afërsisë, por nuk mund të jetë zëvendësues për anëtarësimin në BE. Megjithatë, siç tha ai, intensifikimi i bashkëpunimit rajonal e përshpejton procesin e anëtarësimit në BE.
Sa i përket konkurrencës, Fiti vlerëson se Maqedonia do të ketë probleme të mëdha edhe nëse është në prag të hyrjes në BE, sepse për nga konkurrueshmëria jemi në vendin e 82-të në mesin e 141 vendeve, ndërsa për nga produktiviteti kemi një situatë jashtëzakonisht të keqe matur me të gjithë treguesit dhe me PBV-në për punëtor dhe me vlerën e shtuar të sapokrijuar për punëtor dhe me produktivitetin total të faktorëve. Këtu vonesa është midis 2.5 dhe 4 herë në krahasim me mesataren evropiane, pa krahasim me vendet shumë të zhvilluara.
Lidhur me temën e konferencës së sotme në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, ai bëri të ditur se në pjesën ekonomike janë 18 tema dhe rreth 30 pjesëmarrës dhe së pari do të diskutohen kriteret kryesore ekonomike për përshpejtimin e anëtarësimit të Maqedonisë në BE, veçanërisht produktiviteti, konkurrueshmëria si dy fusha në të cilat kemi probleme shumë serioze në rrugën drejt BE-së dhe do të hapen shumë tema të tjera, si sfidat fiskale në kontekstin evropian, si në nivel qendror dhe lokal, si dhe problemet e rritjes dhe zhvillimit ekonomik, kushtet, pengesat, perspektivat.
“Është edhe një temë shumë e rëndësishme që do ta diskutojmë, konvergjenca, pra përputhshmëria me standardet e BE-së, niveli i të ardhurave dhe konvergjenca e çmimeve, si dhe tranzicioni i gjelbër apo ekologjik është në axhendë gjithashtu”, shtoi Fiti.
Akademikët rekomandojnë që punimet kur t’i përgatisin, të cilat do të botohen në një koleksion të veçantë, në vend të vëzhgimeve përmbyllëse, të përmbajnë rekomandime specifike dhe të qarta për politikëbërësit se çfarë duhet të bëjmë. Procedurat, siç tha Fiti, do t’i kalojnë Qeverisë dhe do të jenë bazë e mirë për formimin e një ekipi ekspertësh, kur të hapet procesi i negociatave.