Akademiku Taki Fiti gjatë një prononcimi për media apeloi për qetësi dhe zgjidhje të situatës me dialog, sepse dhuna nuk është formë e demokracisë.
Ai gjithashtu tha se stagnimi i institucioneve si pasoj e krizës politike ka bërë që të eskaloj situata në atë mënyrë siç ndodhi mbrëmë.
Ndërsa për zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryetar i Kuvendit, Fiti u shpreh që qëndrimi i ASHAM nuk është ta gjykoj zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe për ata nuk është me rëndësi përkatësia e tij etnike, por me rëndësi është që ta kryej punën ashtu siç duhet dhe në mënyrë ligjore.