Senati Akademik i Universitetit “Luarasi” me miratimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve i ka akorduar Rektorit të Luarasit, Prof. Dr, Et’hem Ruka, titullin e lartë “Profesor Emeritus”.
Dhënia çmimit i është akorduar ditën e sotme gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të ciklit Bachelor dhe Master të Universitetit “Luarasi”.
Ky çmim i është dorëzuar Profesor Et’hem Rukës nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, njëherësh aëntar i Bordit Akademik të “Luarsit”, Ilirjan Celibashi.
Për këtë çmim në emër të Senatit Akademik të “Luarsit”, Prof. Dr. Sherif Bundo ka bërë të ditur motivacionin e dhënies së titullit “Profesor Emeritus”.
“Senati Akademik i Universitetit “Luarasi” me miratim të Ministrisë së Arsimti dhe Sporteve i ka akorduar profesor doktor Et’hem Rukës titullin e Lartë “Profesor Emeritus”. Profesor Ruka është model i angazhimit akademik, është një nga njerëzit simbol të arsimit shqiptar. Është nder i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, nder i Universitetit të Tiranës, profesor Ruka është një akademik i dimensioneve europiane, është figurë e shquar dhe autoritare në fushën e biologjisë dhe autor i mbi 120 librave të karakterit shkencor, monografik, enciklopedil, por së fundmi edhe artistik.
Është frymëzim dhe idhull për brezat e rinj”, tha Prof. Dr .Sherif Bundo.