Ajri në Shkup në dy ditët e para të Vitit të Ri është i ndotur. Vlerat më të larta të PM10 grimcave janë matur në Lisiçe – 629 mikrogram në një metër kub. Viti i Ri filloi me vlera prej 152 në Qendër, 221 në Rektorat, 241 në Gazi Babë, 245 në Karposh deri
473 mikrogram në Lisiçe. Në Qendër më 1 janar koncentrimet kanë lëvizur prej 101 deri në 352 , në Gazi Babë prej 110 deri 418, në Karposh prej 107 deri 447, në Lisiçe prej 161 deri në 556 dhe në Rektorat prej 125 deri në 415 mikrogram në metër kub.
Gjatë natës ndotja gjithashtu ka qenë e lartë. Stacionet matëse tregojnë koncentrime në Qendër prej 96 deri në 205, Gazi Babë prej 113 deri në 522, Karposh prej 97 deri në 349, Lisiçe prej 206 deri në 629 dhe në Rektorat 167 deri në 468 mikrogram.
Në rast të tejkalimit të pragut të informimit për PM10- grimcave të suspenduara në dy ditët e njëpasnjëshme me koncentrime mesditore mbi 100 mikrogram në metër kub rekomandohet të shfrytëzohet transporti publik, automjetet të mos shfrytëzohen pa nevojë të madhe, shumë persona të voziten me një automobil në të njëjtën kohë, të mos shfrytëzohet për ngrohjen e hapësirave vaj i djegur i mbeturinave, mbeturina druri me ngjyrë ose të mobiljeve, PET ambalazh, copë gome dhe çfarëdo materiali sintetik dhe furrat me dru të shfrytëzohen në mënyrë të duhur. Rekomandohet edhe kufizim të lëvizjeve dhe aktiviteteve në ambient të hapur të kategorisë më të rrezikuar fëmijët, persona të moshuar, të sëmurë me sëmundje kronike të mushkërive dhe të zemrës, me rrezik të veçantë për të sëmurët nga astma. Por edhe për personat të cilët angazhimin e tyre profesional e ekspozojnë në ambient të hapur në zonat e ndotura të qytetit. Masa për mbrojtje nga ndotja e ajrit shpall Qeveria dhe Qyteti i Shkup kur në dy ditë të
njëpasnjëshme do të maten koncentrime mbi 200 mikrogram në të paktën dy stacione matëse. Për shkak të ndotjes së ajrit, Qeveria dhe Qyteti i Shkupit i aktivizuan masat urgjente kundër ndotjes të cilat zgjasin deri në uljen e ndotjes së ajrit.
Data 03.03.2025
Aktuale
- Rrahje në Gostivar, një grua raporton sulm nga motra e bashkëshortit
- VLEN: A është Artan Grubi autor i skenarit që BDI t’i bojkotojë zgjedhjet lokale?
- Nesër përsëri gjykimi për goditjen me vdekje të Teodorës në Tetovë në vitin 2022
- Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur
- Pas 12 vjetëve u rikthye linja ajrore Amsterdam-Shkup
- Një person rrah një tjetër me grushte në Ranilluk, e bën për spital
- U paraqit në SPAK, Sali Berisha nuk tërhiqet: Prokuroria politike merr fund më 11 maj
- Së shpejti “TakFak” në News24! Emisioni më i ri investigativ që do ndihmojë në zgjidhjen e shpejtë të problemeve të qytetarëve