Ajri i ndotur lidhet me vdekjet e papritura tek foshnjat, është bërë e ditur në një studim të ri.
Ekspozimi ndaj pjesëve të ndotura në ajër që peshojnë më pak se 0.0025mg lidhet me sindromën e vdekjes së papritur tek të porsalindurit.
Oksidi i nitrogjenit, i cili lirohet kur digjet gazi, gjithashtu mund të fshihet prapa vdekjeve të papritura të foshnjave të shëndetshme.
Studimet paraprake kanë treguar se pjesëzat e ndotura të ajrit që futen në trurin e njerëzve përmes frymëmarrjes dhe shpërndahen përmes sistemin të qarkullimit të gjakut, shkaktojnë inflamacione.
Megjithatë fëmijët janë më të ndjeshëm nga efektet e ajrit të ndotur për shkak të sistemit imunitar të dobët dhe mushkërive ende në zhvillim.