Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj është paraqitur në SPAK. Ajo vijon të zbatojë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, të vendosur nga Gjykata e Posaçme.
Bashkëshortja e Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është nën hetim nga SPAK për akuza që përfshijnë korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje të pasurive. Ajo po ndiqet nën masën e detyrimit për t’u paraqitur rregullisht para autoriteteve.
Ndërkohë, vetë Erion Veliaj po kërkon lirimin nga paraburgimi në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, ku po mbahet seanca në orën 14:00, me gjyqtar Engert Pëllumbin që do të shqyrtojë çështjen e tij. Veliaj ndodhet në paraburgim në Durrës që nga data 10 shkurt.
Ai është nën hetim nga SPAK për korrupsion pasiv në nëntë raste të ndryshme dhe pastrim parash. Veliaj u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme dhe deri tani ka bërë disa kërkesa për lirimin nga paraburgimi, të cilat nuk janë pranuar.