Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, Ali Ahmeti ka demantuar vetveten. Deri dje thoshte se ëhstë mirë të bashkohen partitë tjera shqiptare, kurse tani është bë pishman dhe thotë se ata nuk janë bashkuar për interes kombëtar.
“Para dy vitesh i thirra gjitha partitë që të bëhen bashkë, anise fitohet Bashkimi Demokratik për Integrim. Nuk dëgjuan atëherë dhe tani janë bë bashkë pasi përfundoi rrethi i parë zgjedhor. Janë bërë bashkë për të shpëtuar vetveten por jo për t’i afruar diçka popullit rreth unitetit dhe mbrojtjes së interesave kolektive”, tha Ahmeti.
Ahmeti nënvizoi që vendbanimet shqiptare kanë qenë të lëna pas dore dhe tani duhet më tepër kohë që të përmbyllen të gjitha problemet në infrastrukturë, duke ftuar banorët e Debreshit dhe Komunës së Gostivarit që të mbështesin Nevzat Bejtën në zgjedhjet e së dielës.