Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar Ditën e Krishtlindjes të gjithë besimtarëve të krishterë me dëshirën që të gjejmë forcën dhe fuqinë për të ndërtuar urat dhe rrugët për një të ardhme më të mirë për ne dhe brezat e rinjë.
“Në këtë ditë të lindjes dhe forcimit të besimit dhe të shpresës, uroj që të gjejmë forcën dhe fuqinë për të ndërtuar urat dhe rrugët për një të ardhme më të mirë për ne dhe brezat e rinjë. Së bashku me familjen time dhe gjithë bashkëpunëtorët e mi, për secilin prej jush, për familjet tuaja, Ju urojmë mbarësi, shëndet dhe mirëqenie”, ka thuhet në urimin e Ahmetit.