03 March
Ali Ahmeti mbrëmjen e djeshme në Reçicë takoi nënkryetarët e tij, për t’I informuar ata për bisedën që pati me shefen e diplomacisë evropiane, Federika Mogerini.
Ahmeti tha se ka kërkuar ndihmë nga Mogerini që vendi të dalë nga kriza. Të njëjtën gjë, siç shpjegoi Ahmeti, e ka kërkuar edhe Mogerini nga ai.
Lideri i BDIsë tha se pret që Ivanov të tërheq vendimin që sipas tij “ka qenë i ngutshëm” dhe t’i jepet mandati Zaevit për ta formuar qeverinë e re.
Ahmeti tha se e ka ditur se gjendja mund të përkeqësohet që nga koha kur thoshte se “Ukraina nuk është larg”. Ai insistoi se deklarata e përbashkët është përpiluar në Shkup, e jo në Tiranë. Sipas tij, nuk është e drejtë që kjo deklaratë të përdoret për nxitjen e konfliktit ndëretnik, por edhe mes dy shteteve fqinje, siç janë Maqedonia dhe Shqipëria.
Ahmeti përsërit se kjo deklaratë e përbashkët nuk është cenim për integritetin territorial të Maqedonisë.
Sipas kryetarit të BDI-së, shqiptarët po mundohet që ta nxjerrin vendin nga kriza dhe se partitë maqedonase janë ato që shkaktojnë tensione

