Në organizim të SHVL – UÇK-së dhe shoqërisë “Lëvizja” sot në varrezat e fshatit Kollarë, u mbajt ceremonia përkujtimore për veprimtarin Ruzhdi Veliu-Jehoni, ku morën pjesë familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës përfaqësues institucionesh dhe bashkëveprimtarë nga të gjitha viset shqiptare.
Për jetën dhe veprimtarinë e tij, foli Besa Limani, mbesa e dëshmorit Beqir Limani, e cila potencoi se Ruzhdi Veliu qysh në moshë të re iu bashkëngjit veprimtarisë guerilase për furnizimin me armatim për luftërat që do të pasonin, transmeton Medial.mk.
Ndërkaq, komandanti i përgjithshëm i UÇK-së dhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti, duke evokuar kujtimet mbi jetën dhe veprimtarinë e Ruzhdi Veliut, potencoi se kujtimi për të rënët është një moment që neve na bashkon sepse ata sakrifikuan duke dhënë më të shtrenjtën e tyre që ne të jetojmë me dinjitet.