Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë ditës së sotme ka takuar ish sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Xhorxh Robertson. Robertson në Shkup ka takuar krerët shtetërorë. Robertson në Shkup ka qëndruar së bashku me një delegacion nga Aleanca Veriatlantik, transmeton Medial.mk.
“Lord Xhorh Robertson, ish Sekretar i Përgjithshëm i NATO-së dhe Ministër Britanik i Mbrojtjes, mik i vyer i joni dhe i gjithë rajonit, meritor i përbashkët për sukseset tona. Sa shumë kujtime e sa shumë të arritura bashkë”, shkruan Ahmeti. /Medial.mk/