4 Mars 2019 / 14:52
Gjatë takimit mes kreut të integristëve Ali Ahmeti dhe ish ambasadorit të SHBA-së Filip Riker, mes tjerash është biseduar edhe për reformat në gjyqësorë.
“Këshilla mjaftë miqësore e zotit Riker është një përkushtim sa më të madh në drejtim të reformave në drejtësi, sundimi i ligjit, kjo është detyra më e rëndësishme pas përmbylljes së t’i quaj kapitujve të mëdhenjtë siç është çështja për emrin dhe ligji për përdorimin e gjuhëve. Tani mbetet detyrë e drejtpërdrejtë, përgjegjësi shumë e lartë jo vetëm e partive në pozitë por edhe atyre në opozitë që të jemi të suksesshme në drejtim të reformave dhe sundimit të ligjit”, tha Ahmeti.
Gjatë takimit është biseduar edhe për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
“Zgjedhjet kanë qenë temë diskutimi. Ambasadori Riker përshëndeti hapin që është bërë në drejtim të një kandidature të përbashkët, në instalimin e vlerave të reja në Republikën e Maqedonisë, që bashkërisht në projekte të përbashkëta madhore të dalin shqiptarë e maqedonas”, tha Ahmeti.
Loading…


