Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka prezantuar logon e re të Aleancës Kombëtare për Integrim. Ahmeti shkruan se nevojitet bashkim mes të gjithë shqiptarëve. Sipas tij kjo është besëlidhja e fitores, e besimit dhe e integrimi evropian.
“Me logon e re të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) hyjmë të bashkuar në zgjedhjet e tetorit.
Jetojmë në kohë jo të lehta dhe ne shqiptarët respektohemi gjithnjë e më pak nga qeveria aktuale, e cila nuk ka legjitimitet etnik shqiptar. Por edhe pse kohët janë të vështira, ne në BDI nuk e harrojmë kurrë destinacionin europian ku duam të arrijmë. Sot nevojitet bashkim, më së pari mes gjithë shqiptarëve, që duhet të bëhen bashkë për njëri-tjetrin, por edhe mes të gjithë atyre që nuk dorëzohen lehtë dhe që besojnë se në vendin tonë mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.
E teksa bashkohemi, të mos harrojmë mësimet e së kaluarës së hidhur dhe ta mbajmë gjithmonë në mendje se e ardhmja jonë është integrimi në familjen e madhe europiane.
Kjo është besëlidhja e fitores, e besimit dhe e integrimit europian.
Duart e bashkuara janë mesazhi ynë: vetëm së bashku ndërtojmë të ardhmen që meritojmë”, ka shkruar Ahmeti.
Data 12.02.2026
Aktuale
- Bota që e ditëm, shkoi për skrap!
- Fazliu: Në Likovë Lëvizja Arbëria është më e strukturuar se gjithë partitë veç e veç të VLEN-it
- Bekim Fazliu: Brenda VLEN-it ka debat e mospajtime, por nuk ka krizë!
- Bekim Fazliu nuk pajtohet me kryeministrin: Për funksionarët e VLEN-it vendos vet VLEN-i!
- Salih Murat takon Ali Ahmetin, në fokus sundimi i ligjit dhe integrimi evropian
- Fazliu: Ditëve në vijim do të shkarkohen, Stoilkoviq, Janevska dhe Fillkov
- Vetting: Kontrolli i Lartë i Shtetit ‘nxin” Elira Kokonën, si e përdori Korporatën e Investimeve për t’i dhënë borxhe Albcontrol-it
- Kasami: Kuvendi i Lëvizjes Besa shkarkoi kryesinë qendrore, Limani ka lënë shumë për të dëshiruar


