Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përkujtuar sot 41-vjetorin e rënies së dëshmorëve, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se të dy nuk zgjodhën rrugën e lehtë, por atë të drejtë, duke u përballur me pushtuesit dhe duke rënë në Kodrën e Trimave, ku u bënë simbol i qëndresës dhe sakrificës pa kompromis.
“Rexhepi dhe Nuhiu ishin më shumë se veprimtarë, ishin mendje të ndritura, organizatorë të palëkundur dhe burra që e jetuan idealin deri në fund. Ata e dinin se liria ka çmim, dhe nuk hezituan ta paguajnë me jetën e tyre”, shkroi Ahmeti.Ai po ashtu tha se ndihet krenarë që i pati shokë e drejtues.
“Jam krenar që i pata shokë. Jam krenar që i pata drejtues. Krenar është kombi që i pati. Dhe jam i bindur se vepra e tyre do të jetojë përherë si thirrje për dinjitet, qëndresë dhe dashuri të pakushtëzuar për atdheun.Lavdi e përjetshme Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës. Ata ranë për të mos u harruar kurrë”, shkroi Ahmeti.


