Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi për Zërin e Amerikës se programin i partisë të cilën e drejton nuk krahasohet me programet e partive tjera.
“BDI ka një program mjaft të përpunuar dhe të hartuar nga ekspertët më të mirë që kanë shqiptarët në Republikën e Maqedonisë dhe mendoj që është i pakrahasueshëm me programet e partive konkurrente shqiptare këtu me ca fletushka të vogla me nga 3, 4 faqe. Ne vazhdojmë të materializojmë me përkushtim barazinë e plotë si një kapitull përmbyllës në të gjitha fushat, që nga ajo kombëtare e deri te ajo ekonomike. Përshpejtimi i hapave për investime si të huaja poashtu edhe vendore. Ne kemi pasur një gjysmë mandati kaotik, por është bërë hapërimi më i madh brenda dy dekadave në këtë vend. Brenda tre muajve të fundit janë hapur mbi dy mijë vende pune që nga Struga, Kërçova dhe Tetova me fabrika të mëdha dhe me nam. Dhe vitin e ardhshëm pres që numri të arrijë në pesë mijë. Janë në proces edhe hapje të fabrikave të reja në kuadër të zonave të lira ekonomike por gjithashtu punojmë me përkushtim që investitorët vendas të kenë përparim më të madh, t’i shfrytëzojnë beneficionet e shtetit. Duhet bërë ndryshime të disa ligjeve për lehtësimin e veprimtarive të investitorëve dhe të zotohen komunat për ktrijimin e kushteve më të mira për krijimin e vendeve të reja të punës”, u shpreh Ahmeti./Ina