Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, sot pas mbledhjes së partisë për herë të parë pas rrethit të parë të zgjedhjeve, ka dalë në konferencë për shtypë ku ka folur për rezultatet, duke thënë se AKI është fituese e zgjedhjeve e VLEN-i humbëse, raporton SHENJA.
Ai përmendi votat për lista këshilltarësh dhe mandatet që kanë fituar AKI dhe VLEN.
Gjatë pyetjeve të gazetarëve, Ahmeti i nevozuar u përgjigj se nuk e ka ndërmend të tërhiqet, pasi ai është fitues i zgjedhjeve, duke shtuar se humbësit duhet të tërhiqen.
“AKI në këto zgjedhje ka fituar 114.076 vota, me gjithsej 159 këshilltarë. Shoqata e Gazimestanit VLEN, ka fituar 91.849 vota, me gjithsej 122 këshilltarë. Cili është fitues këtu. Ata janë humbës edhe në zgjedhjet e kaluara. Pa hyrë në kalkulime tjera se si do të përktheheshin në mandate këto rezultate, ne kërkojmë zgjedhje të parakohshme, dhe jo me shumë vonesë. Në këto zgjedhje dhe në ato tjera, ka pasur karakter nacionalist. Duke filluar nga propaganda se kush kërkon gjuhën shqipe të shkojë në Shqipëri e Kosovë.Ne përpiqemi për Maqedoni europiane, unitare, me marrëdhëniet të mira ndëretnike, pa probleme me fqinjët, filozofi e menduar që i shërben të ardhmes, e jo kthim në të kaluarën”, tha Ahmeti.


