Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte takoi qytetarët e Kumanovës.
Ai në fjalimin e tij tha se Ushtria Çlirimtare Kombëtare ruajti Maqedoninë e Bashkuar, ndaj edhe qytetarët maqedonas duhet ta dinë se pa shqiptarët ky shtet nuk do të ekzistonte.
“UÇK e ruajti këtë Maqedoni të bashkuar, ndaj këtë duhet ta dini mirë komuniteti maqedonas, sepse pa ne, Maqedonia nuk do të ekzistonte. Ne lehtë e kishim t’i bashkohemi Shqipërisë ose Kosovës por nuk e bëmë, sepse edhe ne jemi dalëzotës në këtë vend”, tha Ahmeti.
Ahmeti mes tjerash tha se politikanë dhe oligark mendojnë se si ta varrosin BDI-së, por që i porositi mos të shohin ëndrra.
Ahmeti tha se ata nuk janë të interesuar që të hyjnë në qeveri, por që nga aty sa më parë duhet të largohet VLEN-i.
“Sa më parë që ata e lëshojnë qeverinë aq më mirë është për ta për familjet e tyre, sepse kjo faqe e zezë për shqiptarët, sepse historikisht e keqja neve na ka ardhur prej shqiptarëve dhe nuk është mirë. Dëgjova kërkojnë unë me nënshkrim që me një votë me i humb zgjedhjet nuk do jem pjesë e qeverisë. Unë një çerek shekulli e them, po i humba zgjedhjet shkoj te shpija”, tha Ahmeti, përcjell SHENJA.
Ai tha se VLEN i humbi zgjedhjet dhe në vend që të shkojnë të shpija, rinin te dera e Mickoskit.
Data 04.11.2024
Aktuale
- Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut!
- “Kapen” Olta e Burimi: Lej “qokat”, po ç’ke moj
- Pse PS po këmbëngul për votën e diasporës? Lapaj: Është në hall të madh, nuk i kërcënon dot emigrantët me vendin e punës…
- Ahmeti: Një çerek shekulli e them po t’i humb zgjedhjet shkoj te shpija, VLEN si humbës rrinin te dera Hristijanit
- Resina Pllaha: Ja si i ndihmojmë studentët në Universitetin Luarasi përmes zyrës së Këshillit të Karrierës
- Mexhiti: Prioritet Investimet për Siguri dhe Menaxhim të Mbetjeve në deponinë Drislla
- Ende tabela rrugore që nga koha e socializmit, kush si ndërroi për vite të tëra
- Ali Ahmeti: UÇK e ruajti këtë vend të bashkuar, pa shqiptarët Maqedonia nuk do të ekzistonte…