Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, deklaroi se BDI-ja ishte dhe mbetet çelësi i zgjidhjes dhe çuarjes përpara të proceseve me interes kombëtar për mbarë vendin.
Duke folur në një takim me strukturat partiake dhe shtabet zgjedhore të Komunës së Zhelinës, lideri i shqiptarëve në Maqedoni tha se edhe në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 15 tetorit, BDI-ja dëshmoi se është forcë e suksesit dhe optimizmit, duke u dhënë përgjigjen më të mirë atyre të cilët pandehën se fitorja do të jetë e tyre.
“Ne mbetemi forca më e organizuar dhe ju anëtarë të devotshëm të BDI-së jeni çelësi i suksesit”, deklaroi Ahmeti duke shprehur bindjen se më 29 Tetor, në raundin e dytë.
Ai u shpreh se Fatmir Izairi do të jetë kryetar i komunës së Zhelinës.
“BDI-ja nuk ndanë e as përçanë. Ne jemi parti e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit dhe nuk dyshoj që Fatmiri do t’ia dalë që gjatë mandatit të ardhshëm të rrumbullakojë projektet në të mirë të të gjithë qytetarëve të kësaj ane”tha kryetari Ahmeti.