Bashkimi Demokratik për Integrim sonte ka qëndruar në Dibër në kuadër të fushatës zgejdhore..
Qytetarët e vendit tonë dëshirojnë progres, anëtarësim në NATO dhe BE, lëvizje të lirë, ekonomi të fuqishme, stabilitet, porositi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga tubimi i sontëm në Dibër në të cilin janë prezentuar kandidati për kryetar komune dhe lista e këshilltarëve.
Lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti, u shpreh i bindur se ne këto zgjedhje BDI do të jetë fituese absolute, në të gjitha komunat, e sidomos në Dibër. Ahmeti gjithashtu foli edhe për krizën politike 2 vjeçare në Maqedoni dhe rolin e BDI-së në atë krizë, duke thënë se partia e tij ishte çelësi që hapi shumë dyer dhe zgjidhi shumë probleme. Madje ai shtoi se pas zgjedhjeve do të ulen të bisedojnë me Greqinë për ta zgjidhur kontestin me emrin, e me këtë hapet rruga për anëtarësim në NATO. Ahmeti tha se duke mbrojtur pozicionet e partisë, nuk mund të mbrosh interesin e qytetarëve.
“Angazhimi ynë është bashkëpunimi me të gjithë fqinjët, me Shqipërinë, Kosovën. Shenjë e mirë është marrëveshja me Bullgarinë si edhe angazhimet për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë. Punët po shkojnë në këtë drejtim, ndërsa kjo na e hap rrugën drejt NATO-s që do të thotë stabilitet jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin, besim më të madh tek investitorët, zhvillim më të shpejtë dhe anëtarësim në BE. Ne dëshirojmë perspektivë evropiane për gjithë Ballkanin”, tha Ahmeti. Sipas tij, Maqedonia gjatë dy viteve të kaluara pati krizë politike e cila mundej të çonte drejt përleshjeve ndëretnike, por me ndihmën dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, u arrit marrëveshje. “BDI dha kontribut të madh që të mos ndodh më e keqja, pasi që vetëm në mënyrë të qetë mund të shkojmë përpara. /Almakos