Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të sotëm në Manastir deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë duhet të fitojnë forcat opozitare.
Ahmeti ka theksuar se fitorja e opozitës në Kosovë do të ndikojë pozitivisht për paqen dhe stabilitetin.
“Është e një rëndësie të veçantë që në Republikën e Kosovës të fitojnë forcat opozitare. Kjo do të kishte ndikim pozitiv në paqen dhe stabilitetin. Pres që qytetarët e Republikës së Kosovës të përcaktohen për procese të rëndësishme”, ka thënë Ahmeti në Manastir, ku sot mori pjesë në një tubim politik me anëtarët dhe simpatizantët e partisë.