Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha para banorëve të Gostivarit se edhe në këtë cikël zgjedhorë mediumet nga katër anët e vendit janë duke ja parashtruar pyetjen pse duhet votuar BDI-ja.
Ndër të tjerash, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tregoi se i është parashtruar pyetja se çka mendon për deklaratën e kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, se partia e Ahmetit e ka kohën të shkoj në opozitë.
“Kësaj radhe e teproj Zoran Zaevi me këto deklarata dhe nuk është ai që e dërgon BDI-në në opozitë. BDI-në vetëm një forcë është që mund ta dërgoj në opozitë dhe ato janë votuesit e saj, janë shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Po që se nis unë tani këtu të bëjë përralla të them më e besueshme është që BDI-ja të vazhdoj prezencën e saj në Qeveri por Zoran Zaevi nuk do të jetë kryeministër. Mos të ngucen me neve se nuk do ja dalin pasi do të ju ndodhë si para 20 viteve kur jemi ulur e negociuar për shumë çështje madhorë e në veçanti për ndarjen territoriale ku e humbën lojën duke menduar se vijnë na mali e nuk dimë politikë e as diplomaci”, potencoi Ahmeti.
0 1