I ftuari i sontshëm z.Ali Ahmeti në emisionin debativ Click Plus që transmetohet në Tv21 shprehet që ndjen keqardhje të madhe në frontin politik shqiptar meqë ndodhi copëtimi i votave shqiptare. Kjo nuk shkon në interes te politikës shqiptare, përcjell Almakos.
Une asnjëher nuk pendohem për punën që kam bërë këto 15 vite si BDI, gjithçka që është bërë e ka burimin tek marrëveshja paqësore e Ohrit, unë asnjëher nuk kam thënë që MO ka përfunduar, 15 nuk është kohë e vogël, por kjo marrëveshje e dale, e hartuar, e përpiluar në kohë lufte ka mbetur akoma e pa realizuar tek zyrtarizimi i gjuhës shqipe. Dhe ne nuk kërkojmë asgjë më shumë por të përmbushet ajo ç’far përmabn MO-ja, deklaron Ahmeti gjatë emisonint debativ në Click Plus.