Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë pas mbledhjes në seli, se ende nuk është marrë asnjë vendim për emra konkret për qeverinë e re.
Sa i përket resorëve, Ahmeti tha se “BDI do të udhëheqë me të gjitha ministritë të cilat ka pasur deri më tani. Ndryshim do të ketë në ministrinë e shëndetësisë dhe atë të arsimit“.
Kujtojmë se BDI ka udhëhequr ministrinë e arsimit, ndërsa në qeverinë e re, kuadri i partive shqiptare do të udhëheqë me ministrinë e shëndetësisë