Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në konventën promovuese të AKI-së, tha se kundërshtarët tanë nuk respektuan legjitimitetin e fituar të shqiptarëve, madje duke cenuar marrëveshjen paqësore të Ohrit, duke vënë në abrogim ligjin e gjuhës shqipe, duke hequr balancuesin…
“Marrëveshje e Ohrit duhet respektuar nga të gjitha palët. Dy dekada bashkë me komunitetin ndërkombëtar SHBA-në, BE-në dhe NATO, kemi punuar me forcat politike në vend, edhe me LSDM edhe me VMRO në realizim të kësaj marrëveshje. Hristijan Mickoski do me dal trim mbi trima. Kristijani me argatët e tij, me gabimet e njëpasnjëshme që bën, vetëm se i organizon dhe mobilizon shqiptarët”, tha Ahmeti, raporton SHENJA.
Ahmeti tha ata nuk janë burrave që të hedhin gurin e ta fshehin dorën. Sipas tij, VMRO dhe disa të tjerë gënjejnë tek faktori ndërkombëtar se gjoja ata kanë bërë plane për të djegur xhamia, ndërsa tha, se kanë shkuar aq larg sa kanë deklaruar se ata po përgatiten të vrasin njërin nga kandidatët.
“E tmerrshme, me qëllim që tani të bëj luftë e përplasje mes etnive. Kristijan jeni të ri, mendohuni mirë, se përballë nuk keni xhevdeta as kastraveca, por keni, kuadro ekipe mirë të specializuara, në të gjitha fushat”, tha Ahmeti.
Ali Ahmeti tha se porosia e tij për Hristijan Mickoskin është se ka qenë pikërisht ai që i ka ndihmuar ata që të bëhën bashkë sepse, tha Ahmeti, filloi rrënimin e të drejtave të shqiptarëve.
“Ne duam paqen, duam stabilitetin, ardhmërinë, duam Europën, NATO-n dhe pikërisht ky përcaktim i yni na ka bërë të gjithë bashkë, jo vetëm për të shpëtuar çështjen tonë kombëtare, por për ta quar vendin përpara, aty ku e presin të gjithë qytetarët e RMV-së. Porosia e dytë për Kristijan Mickoskin është: Kristijan Mickoski, me zagarë, dilet në gjueti për lepuj, por jo për shqiponja, se shqiponja, nuk zihet as me zagarë, as me lakej, e kasnec, të cilat t’i po i stërvit për të na denigruar neve. Shqiponja, fluturojnë lartë në kaltërsi, zagarët ruajë për lepuj”, tha mes tjerash Ali Ahmeti.
Ahmeti tha shqiptarët duhet të angazhohen që më 19 tetor, Hristijan Mickoski në mbrëmje ta zënë ethet. /SHENJA/
Data 05.02.2026
Aktuale
- Në të njëjtën kohë, dy takime të ndryshme: Kasami me Meidanin, VLEN-i me eurodeputetin
- Mesut Bajrami kritikon përfaqësimin politik të shqiptarëve në Kumanovë
- Kosova, vendi me të ardhurat më të ulëta në Europë
- Tentativa për vrasjen e Donald Trump, ja me sa vite u denua Ryan Routh
- “Nuk qeveriset me idenë “unë i di të gjitha”- Arben Malaj: Rama krijoi komisionin e bashkëqeverisjes për të intimiduar gjyqësorin! Krijon tension gjithmonë, nuk do qetësi politike
- Bllokada dhe protesta të reja të qytetarëve për shkak të konfiskimit të automjeteve, MPB thotë se po ndërmerr masa
- Mexhiti: Mbështetja e BE-së kyçe për procesin eurointegrues dhe agjendën reformuese
- Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë


