03 March
Mbyllja e përkohshme e Jugohromit po jep rezultate pozitive në përmirësimin e ndotjes së ajrit në rajonin e Pollogut, posaçërisht në Tetovë. Kështu tha ministri i ekologjisë Bashkim Ameti duke bërë publike një analizë përqendrimin e grimcave PM 10 në këtë rajon. Krahasuar më vitin 2016 kur Jugohromi punonte me kapacitet të plotë, në vitin 2017 prania e grimacave sipas Ahmetit është për 60 % më e vogël.
Prezenca mesatare, koncentrimi mesatar i grimcave Pm 10 në mars, në fillim mars të vitit 2017 është për 69.3 % më vogël se sa e njëjta periudhë e vitit 2015, gjithashtu edhe prezenca e grimcave PM 10 në mars të vitit 2017, pra këto ditë është për 60 % më e vogël se sa e njëjta periudhë në vitin 2016 kur Jugohromi ka punuar me kapacitet të plotë – tha Bashkim Ameti, ministër i Ekologjisë.
Ameti, edhe një herë përsëriti se Jugohromi do të mbetet i mbyllur deri në vendosjen e filtrave. Ai madje tha se menaxhuesit e Jugohromit nuk po shfaqin aspak vullnet për të nisur këtë proces. Ndërkohë, drejtuesit e Jugohromit vazhdojnë të kërkojnë nga Qeveria që Inspektorati shtetëror i ambientit t’ua heqë ndalesën për punë. Gjithashtu, Jugohromi, vendimin e Inspektoratit shtetëror për ndalesën për punë e ka ankimuar edhe në komisionin e shkallës së dytë, por tani për tani nuk ka përgjigje.
Melihate Rustemi