Lideri i BDI-së Ali Ahmeti sot ka realizuar takim me shefin e diplomacisë greke Nikos Koxias, njofton Aktuale.
“Mbase, nga të gjitha takimet me autoritetet greke ndër vite, ky i sotmi me Ministrin e Jashtëm Grek Koxias më la përshtypje shpresëdhënëse. Z. Koxias është një mik dhe kontribues për një rajon të paqtë dhe tërësisht të integruar në strukturat euroatlantike. Bisedova shumë hapur me të për të kaluarën, të sotmen dhe “, ka shkruar Ahmeti në Fejsbuk.
Koxijas në Shkup ka takuar shum zyrtarë të qeverisë maqedonase, kurse Ahmeti është politikani i vetëm që e ka takuar në cilësinë e kryetarit të partisë politike.
Me këtë takim Ahmeti ka vazhduar afërsinë me Greqinë, shtet i cili partner strategjik në Ballkan e ka Serbinë. Kryetari i BDI-së nuk e ka sqaruar asnjëherë në opinion këtë afërsi edhe pse shteti grek pengon anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO, nuk njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk pranon të kthejë pronat e çamëve.

