Partitë oponente shqiptare kanë hy në film në filmave serial, dhe mendojnë se aq lehtë qeveriset”, ishin këto fjalët e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, drejtuar të gjitha partive shqiptare. Ai madje u bëri thirrje partive shqiptare që t’i numërojnë të këqijat e BDI-së, e që sipas tij, kjo parti ka sjell vetëm progres dhe zhvillim. Ahmeti nga Tetova ku edhe u mbajt tubimi qendror i BDI-së, tha se bëri thirrje për zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike. Ai u garantoi tetovarëve se të gjitha institucionet e shtetit duke filluar nga Qeveria, do ta ndihmojnë teuta Arifin dhe kryetarët tjerë të mundshëm BDI-së, në realizimin e projekteve të cilat i premtojnë.
“Ta kërkojmë përkrahjen sepse nuk do zhgënjeheni akush, ashtu siç nuk janë zhgënjy deri më tani shqiptarët në Republikën e Maqedonisë. Ne në këto zgjedhje hyjmë edhe me një inovacion, kei një prtneritet, një aleancë me LSDM-në”, tha më tej Ahmeti.