Ka përfunduar pa asnjë vendim mbledhja e kryesisë qendrore të BDI-së e mbajtur sot, në të cilën është diskutuar rreth gjetjes së mundësive për zhbllokim të krizës politike. Kryesia qendrore e kësaj partie ka diksutuar për dy pika të rendit të ditës edhe atë, rreth mundësisë për dalje nga qeveria teknike aktual apo lëshimi i institucioneve. Një mundesi kjo e cila, sipas kësaj partie, është diksutuar kohëve të fundit si variant për të debllokuar eventualisht këtë situatë në të cilën gjendet vendi dhe institucionet. Ndërsa, pika e dytë që është diskuatuar ka qenë shqyrtimi i mundësisë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
Megjithatë, kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti, në deklaratën e tij të dhënë pas takimit, duke folur mbi mundësinë e lëshimit të Qeverisë nga ana e BDI-së, nuk ka shprehur siguri se kjo gjë do të mund të ndodhte duke pasur parasysh situatën aktuale politike dhe se kjo kërkon analizë më të thellë.
“Të gjitha këto janë duke u diskutuar. Do të thotë se ska edhe kush e verifikon dorëheqjen e ministrave. Të gjitha variantat janë duke u diskutuar”, tha Ahmeti.
Ai tha se mbledhja do të vazhdoj pas një jave dhe se rreth këtyre çështjeve do të diskutojnë edhe me subjektet e tjera politike.
“Do të konsultohemi me të gjitha partitë, me të gjithë ekspertët se çfarë mund të prodhoj ky veprim nëse e ndërmarrim këtë veprim drejt tërheqjes së ekzekutivit të BDI-së”, deklaroi Ahmeti.
Ali Ahmeti ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke thënë se ato nuk nuk ofrojnë zgjidhje më të mirë. Sipas tij, tani ka çështje më të rëndësishme që kërkojnë zgjidhje ndërsa, njëra ndër to janë edhe zgjedhjet lokale.
Teuta Buçi /SHENJA/