Në të gjitha institucionet në vend, përveç gjuhës maqedonase, flitet edhe gjuha shqipe, tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në televizionin “Alsat-M” në emisionin 200-të.
“Gjuha shqipe është zyrtare në Republikën e Maqedonisë dhe do të përdoret aty ku ka komunitet shqiptar. Për shembull, a ka një shqiptar në Strumicë? Jo, por mund të kalojë. Tani, nëse ai kalon atje dhe ka problem në kufi ose në qytet, atij duhet ti sigurohet përkthyes dhe ligji e lejon këtë, pavarësisht nëse ai do të ketë problem me policinë, me prokurorinë, ai do të flet në gjuhën e tij amtare. Nëse ai kalon në Dellçevë dhe bën një problem … ai gjithashtu mund të flasë në gjuhën e tij”, tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në ‘200’./Almakos
https://www.facebook.com/nedelnikrepublika/videos/1666993806654571/

