Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot gjatë takimit me Ambasadorin e Holandës në Maqedoni, Wouter Plomp, në lidhje me miratimin e Ligjit për Gjuhët ka theksuar se është në fazë përfundimtare, dhe se duhet të gjithë të kontribojnë me qëllim të rrumbullaksimit të pjesës normative të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.
Gjatë takimit të Ahmetit me Plomp, është diskutuar për zhvillimet politike, kontestin e emrit, ligjin për gjuhët si dhe për integrimin euro-atlantik.
Bashkëbiseduesit gjithashtu shkëmbyen opinione rreth punës së Kuvendit dhe Ekzekutivit.
Almakos