Pa asnjë rezultat konkret ka përfunduar takimi mes drejtuesve të BDI-së, Aleancës për Shqiptarët dhe përfaqësuesit të PDSH-së së Menduh Thaçit që zgjati më shumë se dy orë e gjysëm e që u mbajt në hotelin Aleksandër Pallas në Shkup. Liderët u larguan duke mos dhënë asnjë informatë për fatin e deklaratës së përbashkët të partive shqiptare dhe ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe që ishin përmendur edhe si shkas i thirjes së këtij takimi. E vetmja konluzë të cilën e lexoi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nga ky takimi, ishte akuza e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili tha fajësoi Lëvizjen Besa si fajtore për rastet e montuara si Monstra, Kumanova dhe madje edhe për rastin Brodeci që ka ndodhur në vitin 2007.
“Sepse kemi çështje që i kemi ngrit për zbardhjen e së vërtetës, sa i përket rastit të Kumanovës, Monstrës, rastit të Brodecit dhe rasteve të tjera që kërkojnë të zbardhet e vërteta dhe tërësisht ky moment është bllokuar nga mosemrimi i kryetarit të Komisionit nga Lëvizja Besa. Prandaj kjo tryezë apelon deri te Besa që ta zhbllokojë komisionin dhe të mos bllokojë zhvillimin për hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës për këto ngjarje”, deklaroi Ahmeti.
Ahmeti tha se qëllimi i këtij takimi ka qenë të analizohen edhe të arriturat e deritanishme të partive që janë pjesë e Qeverisë së re dhe pikat nga platforma e përbashkët e partive shqiptare. Por ai nuk ju përgjigj gazetarëve as në pyetjen konkrete se cilat nga pikat e deklaratës janë pranuar në prrogramin qeveritar e as në pyetjen nëse është përpiluar edhe teksti i ligjit për zyrtarizimin e gjuhës shqipe.
“Të gjitha marëveshjet dhe të gjitha pështjet partitë shqiptare i kanë hapur në mënyrë transparente dhe ka marëveshje të shkruar, ashtu siç është shkruar edhe ligji për gjuhën”, tha Ahmeti.
Në këtë takim mori pjesë edhe PDSH përmes zëdhënësit Luan Tresi edhe pse kjo parti nuk kishte nënshkruar deklaratën e përbashkët të partive shqiptare. Ky i fundit tha se kishte ardhur për të vlerësuar të arriturat e partive shqiptare në Qeveri, por nuk mundi të jep një vlerësim për këtë çështje. As Tresi nuk kishte përgjigje se kur do të ketë ndyshim të ligjit për gjuhën shqipe.
“Partitë nënshkruese të platformës janë deklaruar se nëpërmjet saj do të avansojnë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni andaj ne vendosëm që të marim pjesë në këtë takim që më saktësisht të informohemi deri ku është realizimi i tyre dhe cilat janë planet e tyre për të ardhmen. PDSh si parti opozitare është deklaruar se do të mbështesë çdo nismë institucionale që ka të bëjë me avansimin e të drejtave të shqiptarëve po edhe me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me proceset euro integruese”, deklaroi Tresi.
Drejtuesit e partive të tjera nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela, Gëzim Ostreni dhe Vesel Memedi, lëshuan vendin e takimit pa bërë asnjë prononcim për mediat.
Arben Zeqiri /SHENJA/
Ahmeti fajëson BESËN për “Brodecin”, PDSH ulet… by tvshenjaofficial

